Dy persona të maskuar me kapuç kanë grabitur një pikë këmbimi valutor në Levan. Policia e Fierit bën me dije se autorët morën 50 mijë lekë të reja.

Grabitësit morën shumën e parave duke kërcënuar pronarin e kësaj pike të këmbimit valutor. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet dhe morën në pyetje pronarin.

Ndërkohë, uniformat blu kanë ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes.

/tvklan.al