Autori u ndal pasi përplasi 3 automjete

Ka përfunduar me aksident dhe 5 persona të plagosur, një aksion i Policisë së Elbasanit në ndjekje të një personi të shpallur në kërkim prej 2018 për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ardilent Shehu u vu në ndjekje që nga qyteti i Korçës, por arriti t’i shpëtonte tre postblloqeve edhe pse policia qëlloi në ajër për ta paralajmëruar.

Mjeti tip “Volkswagen Passat” me targa greke u ndalua në një pikë kontrolli të përforcuar në Librazhd.

Pasi mori përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë dhe çau postbllokun e policisë, 27-vjeçari u përplas me dy makina të tjera, ku si pasojë mbetën të lënduar çifti Diana e Durim Plaka, punonjësi i policisë Eugen Abdurrazaku,  Albert Cani dhe Adriana Mukja.

Ishte ky momenti kur forcat e policisë bën të mundur arrestimin e Ardilent Shehu, makina e së cilit përfundoi me rrota në ajër.

Shehu u tha efektivëve të policisë se nuk kishte ndaluar pasi që nga Devolli po e ndiqte një fuoristradë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Tv Klan