Nisja e vitit të ri shkollor kalon në gatishmëri policinë rrugore dhe atë bashkiake të Tiranës, të cilat kanë hartuar një plan masash për menaxhimin e trafikut dhe lëvizjes së qytetarëve.

Gerhard Baka, specialist i trafikut në Policinë Rrugore Tiranë, shprehet se me nisjen e shkollave, prezenca e uniformave blu do të shtohet pranë institucioneve arsimore.

Gjithashtu pjesë e planit të masave, është dhe kufizimi i lëvizjeve për disa kategori automjetesh në afërsi të shkollave por jo vetëm.

Krahas kryeqytetit, Policia e Shtetit ka hartuar plan masash në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve por dhe goditjen e aktiviteteve të jashtëligjshme në afërsi të shkollave dhe gjimnazeve.

Tv Klan