Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dosjen “Partizani”, për të cilën që prej Tetorit të një viti më parë hetoi ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Të mërkurën në orën 12:00, SPAK ka thirrur ish-kryeministrin Berisha për njoftimin e përfundimit të hetimeve dhe rezultatin e tyre. 

Në të njëjtën ditë, prokurorët e posaçëm kanë thirrur për t’u komunikuar akuzat edhe Malltezin e biznesmenin Bektashi.

Që prej 21 Tetorit 2023, SPAK i vuri në masa sigurimi të tre ata, nën dyshimin se ishin përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij, të cilët janë në arrest shtëpie, kanë mohuar të kenë shkelur ligjin në lidhje me procedurën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe i kanë quajtur veprimet e SPAK të motivuara politikisht.

Sipas tyre SPAK nuk ka asnjë provë që të konfirmojë dyshimet e ngritura.

Tv Klan