Masa të rrepta sigurie kanë shoqëruar vizitën e politikanëve në selinë e komunitetit mysliman. Trupat e gardës të instaluara në hyrjen e godinës islame nuk kanë lejuar që gazetarët apo qytetarët e thjeshtë të priteshin apo të uronin festën e Bajramit pranë autoriteteve myslimane, ndaj dhe shumë media e kanë pasur thuajse të pamundur që të shkëpusnin urimet e përfaqësuesve të lartë shtetëror në ditën e Bajramit.

Alfred Moisiu: “Duke mbështetur njëri tjetrin ashtu do të kemi dhe më shumë suksese”.

Servet Pëllumbi: “Mesazhet e kësaj feste deportofshin në mëndjen dhe në zemrat e gjithësecilit”.

Sali Berisha: “Gëzuar ditën e Bajramit, ditën e paqes, harmonisë”.

Gramoz Ruçi: “Edhe sot politik? No koment, sot ka vetëm festë Bajrami, gëzuar ditën e festës”.

Gazetarja: Ditën e Bajramit sa i pranishëm është terrorizmi?

Pandeli Majko: “Në ditën e Bajramit vetëm për terrorizëm nuk mund të flitet, madje në të kundërt xhesti im sot këtu që është i përvitshë, është një mirënjohje e madhe për të gjithë komunitetin mysliman shqiptarë që ka mbajtur një qëndrrim të shkëlqyeshëm”.

Fonia e kryeministrisë ka mundur të shpëtoj shefin e egzekutivit nga turma e gazetrëve.

Fatos Nano: “Gezuar Bajramin, fiterin. Se sa i rëndësishëm është ky mesazh për klasën politike shqiptare, që duhet të ruaj institucionet e shpirtit shqiptarë duke ndërtuar një frymë të integrimit dhe jo të përçarjes”./tvklan.al