Prefektja e Tiranës Makbule Çeço flet për bashkëpunimin me pushtetin lokal per referendumin e Kushtetutës. E pyetur për bojkotimin që mund të ndodhë nga ana e tyre dhe se si do të veprohej në një rast të tillë ajo përgjigjet :

“Shenjat e deritanishme nuk flasin për bojkotim sepse çfarë janë detyrime ligjore për organin e pushtetit lokal dhe ata janë të detyruar ti zbatojnë dhe ti realizojnë ata, pra nuk ka vend që në këtë proces përgatitor të realizimit dhe në gjithë këto detyrime ligjore që i jep ligji pushtetit lokal, nuk lë vend për bojkotim pavarësisht se e cilës forcë është titullari ose stafi me të cilin punon. Nëse ndodh bojkotimi , atëherë ndodh për faj të forcave politike.”

Ndësa rreth dënimeve të bojkotimit Çeço shpjegon se ka masa të ndryshme të cilat mund të shkojnë nga një gjobë e caktuar dhe deri në 3 apo 5 vite heqje lirie nëse do të ketë falsifikim të listave apo krime të caktuara të kodit penal.

Pamje prefektja e Tiranës Makbule Çeço intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame