Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në një stacion treni në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, ku u vranë të paktën 50 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë.

Biden e ka konsideruar “mizori të tmerrshme” këtë sulm nga forcat ruse.

Presidenti i SHBA fajësoi Moskën, duke thënë se ushtria ruse ka goditur civilët të cilët po përpiqeshin të largoheshin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur gjithashtu se SHBA do të ripozicionojë një sistem raketor “Patriot” në Sllovaki. /tvklan.al