Presidenti Moisiu ka kërkuar ndihmën e ambasadorëve për financimin dhe projektet e Koridorit 8. Në një tavolinë pune të ngritur posaçërisht për këtë çështje, Moisiu tha se puna e vendeve pjesmarrëse në kordorin 8 është deçizive për këtë projekt.

Alfred Moisiu: “Do përpiqemi të gjejmë mënyrat më të përshtatëshme për të kordinuar sa më mirë punën ndërmjet institucioneve shtetërore të vendeve të rajonit ku do të kalojë ky koridor siç janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria për të bërë të mundur uljen dhe pakësimin e të gjithë pengesave, rritjen e shkallës së realizimit dhe ndërgjegjsimit për hartimin dhe vazhdimin e këtij projekti, si dhe gjetjen dhe shfrytëzimin e të gjitha burimeve financiare”.

Bashkimi Evropian ka shtyrë deri në vitin 2020 financimin e oridorit 8 gjatë miratimit të prioriteteve të financimit të koridoreve Evropiane./tvklan.al