Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek sektori i bujqësisë dhe premtimi i bërë nga kryeministri për ‘karburant falas’ për fermerët që përdorin mjete të motorizuara për të punuar tokën.

Në një intervistë në studio Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj thotë se ky është një premtim I hershëm I bërë shpesh herë (dhe mbase rastësisht ose jo)në fushata elektorale.

Rrapaj thotë se pritja ka qenë e gjatë dhe kjo është një masë e domosdoshme për fermerët shqiptarë jo vetëm për fermerët por për të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor. “Parimet e zhvillimit të kësaj skeme janë parime të pranueshme nga ana jonë si këshilli agrobiznesi sepse është thënë se naftën do ta marrë drejtëprdrejtë fermeri, do ta marrë drejtëpërdrejtë përfituesi, ky është parim I parë shumë i rëndësishmë .”- u shpreh Rrapaj.

Kreu i Kash thotë se është mjaft e rëndësishme që kjo lehtësi të shoqëroht me një kuadër ligjor dhe të përfshihen të gjithë aktorët në zbatimin e saj. Ekspertët thonë se karburanti zë një peshë të rëndësishme në koston e produktit dhe njëkohësisht është katalizatori kryesorë për punimin e tokës.

Emisioni Pro Business në pjesën e dytë është ndalur në një intervistë me Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHBR-së Frida Krifca. “Jemi në një ecuri shumë të mirë janë dhënë mbi 1 miliard lekë në mbështetje të blegtorëve, bletarëve, të bimëve medicinale, të zëvëndësimit të plasmasit, të ngritjes së disa bujtinave të reja dhe e kemi bërë këtë në një kohë rekord duhet thënë krahasimisht me ecurinë e viteve të mëparshme.” – tha Znj. Krifca.

Drejtoresha e AZHBR-së theksoi se: “Është thënë se fermerët shqiptarë nuk kanë mundësinë të kenë akses online, në fakt është krejt e kundërta e vertëtë, pasi ne kishim një rritje me 20% të numrit të aplikimeve këtë vit.”