
Problemet financiare te Juventus
“Zonja e vjetër” do të humbë rreth 90 milionë Euro nga mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve
Mungesa në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm do t’i kushtojë shumë Juventusit financiarisht. “Zonja e Vjetër” do të duhet që të bëjë llogaritë pa 90 milionë Euro për sezonin e ardhshëm.
Klubi torinez nuk do të paguhet nga UEFA për pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit për klube, e po ashtu nga shitja e biletave.
Por mungesa në Ligën e Kampioneve do të ndikojë edhe në merkato te bardhezinjtë. Vështirë që futbollistë cilësorë të pranojnë të transferohen në Torino, pa pasur mundësinë të luajnë në Ligën e Kampioneve.
Për drejtuesit e klubit kjo konsiderohet një goditje e rëndë. Marka Juventus merr një goditje të fortë në tregjet ndërkombëtare sa i përket pranisë së saj.
Kjo do të ndikojë edhe te shitjet e futbollistëve, pasi pa qenë të reklamuar, vlera e tyre do të ulet. Por Juventusi rrezikon që të humbë edhe 140 milionë Euro të tjera të ardhura.
Shuma do të grumbullohej nëse lojtarët e huazuar do të shiteshin përfundimisht. Por emra si Dejan Kulusevski, Denis Zakaria, Arthur dhe Ueston Mekeni, pritet që në verë të rikthehen në Torino.
Kjo do të thotë se vera e ardhshme ka për të qenë stresuese për drejtuesit bardhezinj.
Klan News