Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gjakmarrja, plaga më e rëndë e shoqërisë tonë dhe raste konkrete e atyre fëmijëve, që me frikë presin të vriten nga hasmi i tyre, ka qenë në qendër të një projekti të motrës së komunitetit katolik zviceran Kristina Ferber.

Ferber prej dy vitesh punon në Shkodër, në këtë projekt ku janë përfshirë gra dhe fëmijë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Qëllimi i punë së saj është heqja dorë nga gjakmarrja dhe pajtimi midis personave të përfshirë në hasmëri, duke u përpjekur të sensibilizojë shoqërinë civile, si dhe të luftojë për zhdukjen e tabuve në lidhje me këtë temë.

Grupi me të cilin punon motra Kristin, përbëhet nga 25 gra dhe fëmijë, të cilët edukohen me ndjenjën e tolerancës dhe pajtimit, si dhe punohet me ta në rastet e vdekjeve në familjet e tyre, ose kur për fat të keq ata presin të jenë viktimat e radhës. Motra Kristin i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare, të ndihmojnë më shumë në këtë problem të madh, që po merr jetë njerëzish në mënyrë të padrejtë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora