Prokurorët ukrainas që hetojnë krimet e mundshme të luftës nga Rusia kanë thënë se kanë gjetur 410 trupa në qytete afër Kievit.

Pasi Ukraina tha se kishte rimarrë rajonin përreth kryeqytetit, prokurorja e përgjithshme Iryna Venedyktova tha se 140 nga trupat e identifikuar ishin ekzaminuar. Kjo pason dënimin global që iu bë skenave tronditëse në Bucha, ku trupat pajetë të veshur me rroba civile u gjetën të shpërndara nëpër rrugë.

Sjellim në vëmendje se ditën e djeshme, Venedyktova tha se zyra e prokurorit ushtarak të Ukrainës “do të mbledhë dhe ruajë prova të agresionit rus, do të ruajë ligjin dhe rendin, do të sigurojë respektimin e të drejtave të punonjësve të shërbimit”.

Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar me vendosmëri akuzat se forcat e saj vranë civilë në qytet./tvklan.al