Prokuroria i dërgon gjykatës dosjen voluminoze me emrat e 10 të pandehurve mes të cilëve kryetar dhe nënkryetarë të komunës Kashar. Hetimet u konsideruan si të mbyllura pas 6 muajsh. Të arrestuarit e operacionit të koduar “Kashari 2”, do të përballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorim detyre si dhe falsifikim të dokumentave zyrtarë. Ish-kryekomunari Faik Fejza, akuzohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme tokat bujqësore, ka abuzuar me lejet e ndërtimit gjatë kohës që ushtronte mandatin e kryetarit të komunës së Kasharit.

Denoncimi në polici për skandalin e tokave në Kashar, erdhi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas verifikimeve të bërë në dokumentacionin e kësaj komune në periudhën kohore 2000-2007, kur rezultoi se abuzimet ishin të mëdha ndërkohë që të përfshirë në to rezultuan 3 kryekomunarë Alfred Sulaj, si dhe 2 të mëparshmit Faik Feizo dhe Naim Karaj.

Bashkë me dosjen në Gjykatë ka mbërritur në qeveri, kërkesa për shkarkimin e Alfred Sulës, kryetar i komunës. Prej disa ditësh Ministria e Brendshme kishte nisur procedurat për shkarkimin e tij, të cilat do të konkludojnë me një vendim të Këshillit të Ministrave./tvklan.al

Gazetare; Anduena Llabani