Prokuroria ka reaguar zyrtarisht për emisionin “Opinion” në lidhje me përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Në reagimin zyrtar që u lexua nga gazetari Blendi Fevziu, Prokuroria bëri me dije se largimi i prokurorit Anton Martini, i cili ka pasur fillimisht këtë dosje, është rastësor.

Sipas Prokurorisë, kjo dosje e bandës së Avdylajve në Shijak, po qëndronte prej disa muajsh në sirtar.

“Dosja është në hetim. Largimi i prokurorit nuk ka lidhje me këtë rast. Theksojmë se duhet konstatuar se largimi rastësor i prokurorit ka sjellë zhbllokimin e dosjes. Po hetohet dosja që rrinte në sirtar prej muajsh”

, tha Prokuroria për emisionin “Opinion”. /

tvklan.al