Mjekët: 65-vjeçari shfaqi gjendje të rënduar gjatë ditës

Brenda 20 ditëve, dy persona kanë humbur jetën duke u hedhur nga kati i 3-të i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, aty ku kurohen të infektuarit me Covid.

Kaq ka mjafuar që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për dy ngjarjet e rënda. Burime të Televizionit Klan nga ky institucion, konfirmuan se po hetojnë dy vetëvrasjet me akuzën e “Shkaktimit të Vetëvrasjes”.

Ende nuk ka persona të caktuar nën akzuë, por pritet të merren në pyetje drejtuesit e spitalit, përgjegjësit e turneve, mjekë dhe infermierë.

Pas hetimeve Prokuroria do të vendosë nëse do të akuzojë zyrtarët e spitalis “Shefqet Ndroqi” për dy ngjarjet.

Lidhur me vetëvrasjen e 65-vjeçarit Hasan Mira nga Klosi, janë pyetur mjekët dhe infermierët e turnit. Ata kanë thënë se i kanë shërbyer pacientit dhe se ai ishte në një gjendje të rënduar që gjatë ditës. Këtë qëndrim ka mbajtur spitali ‘Shefqet Ndroqi’ edhe në një deklarate për mediat.

65-vjeçari Hasan Mira mendohet se e hapi vetë dritaren e katit të tretë, pasi infermierët konfirmuan se e kishin mbyllur kur ata u larguan nga dhoma. Më 13 Gusht u hodh po nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” edhe një 29-vjeçar nga Durrësi, i cili gjithashtu gjeti vdekjen.

Tv Klan