Prokuroria, rekurs për Dajtin

Organi i akuzës kundër gjykimit të shkurtuar

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda pritet t’i bëjë rekurs dënimit me 25 vite burgim të Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit. Organi i akuzës është në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili rrëzoi  atë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dajtin në 2014.

Pas kësaj, në Gjykatën e Lartë e cila ka mbetur vetëm me katër anëtarë, do të depozitohet ankimimi ku do të kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Prokuroria thotë se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e gjykimit të shkurtuar, gjë e cila e shpëtoi nga dënimi kapital me burg të përjetshëm.

Tani llogaritë për Dritan Dajtit bëhen te afatet e paraburgimit. Deri tani ai ka vuajtur 10 vite të tilla që i llogariten rreth 15 vite burg.  Dajti akuzohet nga policia për vrasjen e ish-oficerëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri në 7 Gusht 2009.

Nga përplasja me armë ai mbeti vetë i plagosur dhe u vra miku i tij Ledio Mara. Ndërsa më pas procesi gjyqësore i kësaj dosje ishte një telenovele, pasi vetëm në shkallën e parë u zhvilluan 276 seanca. Mes prokurorëve e gjyqtarëve nga njëri krah dhe Dritan Dajtit nga krahu tjetër, pati debate të forta dhe në disa raste edhe kërcënime.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
2 Komente
  • Ismeti
    10 Shkurt 2019 at 13:00
    Përgjigju

    Çfarë bëhet në këtë vend orë vret krimineli 4 policë e sot flitet për gjykim të shkurtuar që ai të dënohet sa më pak.
    Unë mendoj se ajo trupë gjyqtarësh duhet të shkojë në burg me këtë vendim.
    Ose më saktë ajo trupë bashkë me kriminelin duan plumbin kokës e kështu drejtësia vihet në vend

  • BOB
    11 Shkurt 2019 at 01:10
    Përgjigju

    Une jam dakort me ty more ISMET,Kater gjyqtaret dhe I burgosuri qe vrau policet,ti fusin nga nje plumd prapa qafe dhe me te vertet asnje Gjyqtar dhe asnje Prokuror nuk i vete mendja te beje te tilla krime ne drejtesi.JO BURG PER TE TILLE GJYQTAR ASGJESIM I MENJEHERSHEM.

  • Përgjigju

    *

    *