Prokuroria e Tiranës ka kërkuar denimin me nga 8 muaj burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin. Të tre akuzohen për kallzim të rremë, pasi sipas prokurorisë kanë sajuar prova për një atetnat të pretenduar ndaj Doshit me urdhër të ish-kryetarit të parlamentit Ilir Meta, aktualisht President i Republikës.

Sipas prokurorisë u provua gjatë hetimit se këta tre persona kanë krijuar prova dhe dëshmi të rreme, duke përfshirë në këtë histori edhe të tjerë persona. Në konkluzionet prokuroria argumentoi se ka qënë Mark Frroku ai që ka vënë në dijeni Tom Doshin, se Durim Bami do ta vriste për llogari të Ilir Metës.

Por dëshmia e Bamit dhënë në prokurori ka rrëzuar të gjithë këtë skenar. Sipas tij ka qenë deputeti Doshi i cili ka kërkuar që të gjejë dhe një person të tretë që do bënte porosinë , i cili ishte edhe njohje e Ilir Metës. Mark Frroku ka mohuar të ketë lidhje në këtë histori, por sipas akuzës përfshirja e tij u vërteta nga tabulate telefonike, kamera sigurie dhe prova të tjera.

Tv Klan