Prokuroria e Torinos ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve të pasurive të paluajtshme në vlerën e 74 milionë eurove në kuadër të hetimit të trashëgimisë së Gianni Agnelli, i njohur si themelues i klubit të futbollit të Juventusit.

Konkretisht bëhet fjalë për pasuritë e lëna për trashëgimtarët e Agnelli-t, John, Lapo dhe Ginevra Elkann.

Rezulton se ndër vite kanë kryer evazion në mos pagimin e taksave të pronave dhe mashtrimeve të tjera tatimore që kapin vlerën e 800 milionë eurove.

Tv Klan