Si masë për ruajtjen e sigurisë gjatë protestës së opozitës, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka udhëzuar operatorët e telefonisë celulare që t’u ndërpresin shërbimet abonentëve në disa zona, nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Vendimi është marrë pas kërkesës që policia e Shtetit i ka bërë këtij autoriteti, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike. Shërbimet e telefonisë celulare janë ndërprerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Avni Rustemi”, në zonën pranë Ministrisë së Mjedisit”, si dhe në zonën e Piramidës.

Në njoftimin e tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u  kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohshme të shërbimeve, duke shpresuar që situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen./abcnews.al