Fermerët shqiptarë kanë dalë në një protestë sot për të kundërshtuar uljen e çmimit të qumështit që u shesin fabrikave të përpunimit.

Gazetarja e Klan News në Lushnje, Anila Sefa, që ka ndjekur nga afër këtë protestë, raportoi se fermerët shkuan në protestë me traktorët e tyre, por nuk e bllokuan autostradën Lushnje-Fier.

Ata derdhën qumështin në rrugë në shenjë revolte dhe thanë se nuk do të shesin qumësht deri sa të marrin një përgjigje nga instancat shtetërore dhe situata e tyre të marrë zgjidhje.

Sipas blegtorëve, çmimi i qumështit të tyre që i shesin fabrikave të përpunimit është ulur me 10 Lekë të reja. Sipas tyre, fabrikat e përpunimit të produkteve të qumështit e blejnë lëndën e parë nga importi, kryesisht nga vendet e rajonit por dhe të Europës. Për këtë arsye, thanë fermerët, cmimi i qumështit të tyre është ulur.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe shitjen e qumështit të tyre me prioritet para importit.

/tvklan.al