Mijëra njerëz protestuan në qytetin serb të Sabacit kundër rifillimit te punimeve ne minierave të litiumit, duke e akuzuar qeverinë se po shkakton dëm mjedisor.

Në fillim të këtij muaji, Serbia nënshkroi një marrëveshje me BE-ne në mënyrë që litiumi të vihet në dispozicion të prodhuesve evropiane të baterive për makinat elektrike.

Punimet në minierën më e madhe të litiumit në Evropë, ishin pezulluar për dy vjet për shkak të protestave nga grupet që mbrojnë mjedisin.
Protestuesit kanë kërcënuar se do të bllokojnë hekurudhat dhe nyjet kryesore rrugore nëse qeveria serbe nuk e ndalon projektin.

Branka Todoroviç, protestuese: Ne kemi ardhur këtu në këtë protestë me shpresën se, pas 30 vitesh luftë, më në fund do të arrijmë fitore. Ne nuk mund të lejojmë që një copë tokë të përdoret për nxjerrjen e litiumit.

Anica Zivojinoviç, protestuese: Ne nuk na duhet më kjo qeveri sepse ajo nuk ka nevojë për serbët, as për kroatët në Serbi, as hungarezët, as myslimanët, boshnjakët tanë. Ata nuk kanë nevojë për askënd përveç fuqisë së tyre.

Gragan Jovanoviç, protestues: Motivi im për të ardhur këtu është kundërshtira për përvetësimin e fondeve publike. E gjithë strategjia e tyre e biznesit sillet rreth marrjes së subvencioneve të konsiderueshme qeveritare për të paguar për blerjen e makinave elektrike. Ata në thelb duan të na detyrojnë për të blerë makina.

Goran Alelsiç, protestues: Kjo minierë do të ndotë të gjithë ne jemi në mbrojtje të mjedisit. Unë nuk jam ekspert në këtë fushe, por të gjithë thonë se kjo veprimtari është shumë e dëmshme.

Milan Ivanoviç, protestues: Dikush po synon që të më largojë nga toka ime dhe qe të të bëhem minator. Unë jam 57 vjeç. Nuk mund ta bëj këtë. Po të doja, mund të kisha shkuar jashtë shtetit ose diku tjetër, por qëndrova këtu, sepse e dua bujqësinë dhe e dua punën.

Serbia, një nga shtetet kandidate për anëtarësim në BE, është një nga vendet më të ndotura të kontinentit tone. Këtij shteti ballkanik do ti duhen miliarda euro për të përmbushur standardet mjedisore të kërkuara nga Brukseli.

Qeveria në Beograd ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se në zonën minerare po planifikon shpronësime për nevojat e kompanisë private që operon aty për nxjerrjen e litiumit nga nëntoka.

Klan News