Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë bashkuar në Konferencën e Kryetarëve për të mbështetur projekt-deklaratën ndaj Greqisë të propozuar nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”  për heqjen e ligjit të luftës.

Në Konferencën e Kryetarëve u vendos që projekt-deklarata të miratohet në seancën e ardhshme parlamentare, ndërsa të parashikohet edhe një hapësirë kohore për diskutim dhe debat, ku palët do të shprehin qëndrimet e tyre para se deklarata të miratohet.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi ligjin e luftës nga Greqi një absurd i dalë kohe. Edhe pse në Konferencën e Kryetarëve nuk u diskutuan propozimet e PS për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Spiropali tha se opozita ka ende kohë për të bërë propozimet e saj edhe pse propozimet e PD  në Grupin e Dialogut nuk janë pranuar.

Ministrja theksoi se të gjitha propozimet e PS janë të mbështetura në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se nëpërmjet tyre sigurohet edhe votimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Klan News