Në 3 degë do të përsëritet sërish procesi

Erion Veliaj do të vijojë të drejtojë Partinë Socialiste të Qarkut Tiranë. Vendimi u mor në një mbledhje të kryesisë së kësaj partie pasditen e së premtes ku u përzgjodhën emrat që do të drejtojnë degët në 58 bashki të vendit.

Ndërsa në Bashkitë e Hasit, Roskovec dhe Himarës procesi do të përsëritet pasi sipas Sekretarit Organizativ Blendi Klosi nuk pati kandidatura të përshtatshme.

Këtë herë Partia Socialiste zgjodhi një mënyrë të re të përzgjedhjes së krerëve të degëve. 561 kandidatët shpalosën platformat e tyre në dëgjesa me anëtarësinë dhe një komision të deleguar nga kryesia. Risi është bashkëdrejtimi i degëve.

Zgjedhjen e kryetarëve të degëve PS e konsideron si një fazë përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2023.

Tv Klan