Bayern Munich dhe Borussia Dortmund ishin ndër klubet europiane që kishin planifikuar turne parasezonal në Kinë. Por dy ekipet e mëdha gjermane janë detyruar të anulojnë turnet.

Arsyeja siç raportohet nga mediat gjermane është Lionel Messi.

Siç raportohet nga “Kicker”, Inter Miami vizitoi Hong Kongun në fillim të vitit, por Messi nuk luajti. Ai u paraqit në Tokio vetëm disa ditë më vonë. Si rezultat, Shoqata Kineze e Futbollit anuloi gjithashtu një ndeshje miqësore me Argjentinën, e cila ishte planifikuar për në muajin mars. Që atëherë ka pasur një efekt negativ për klubet evropiane mungesa e “Pleshit” në ndeshjet e Inter Miamit në Hong Kong.

Publiku dhe politikanët kinezë e panë mungesën e Messit në Hong Kong dhe shfaqjen e tij disa ditë me pas në Japoni si një fyerje.

Të dy klubet, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë zyra në Shangai dhe donin të shkonin në një turne promovues nëpër Kinë, por sipas raportit, pyetjet nga DFL, adresuar përmes ambasadorit gjerman në Kinë mbetën pa përgjigje. Por nuk janë vetëm klubet e Bundesligës që e kanë këtë problem. Po sipas “Kicker”, disa klube nga pesë ligat më të mira të Evropës gjithashtu nuk morën përgjigje nga GAS (Administrata e Përgjithshme e Sporteve), në të cilën agjencitë marrin leje për të zhvilluar ndeshjet e tyre.

Paris Saint-Germain dhe AS Monaco duhej të luanin Superkupën në Kinë, por edhe kjo ndeshje është anuluar.

/tvklan.al