Brazil – Shtetet e Bashkuara të Amerikës është finalja e futbollit për femra në Lojërat Olimpike Paris 2024. Përfaqësuesja amerikane është 4 herë kampione olimpike, ndërsa ajo braziliane kërkon titullin e parë.

Brazili eliminoi Spanjën duke e mundur me rezultatin 4 – 2 dhe do të luajë finalen e tretë pas atyre në 2004 dhe 2008. Skuadra spanjolle kampione e Botës në fuqi nuk arriti të kalojë dot rivalen amerikanojugore.

SHBA-të mundën 1 – 0 pas 120 minutave lojë Gjermaninë. Finalja mes Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet të shtunën.

Tv Klan