Real Madrid e mbylli me fitore turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Skuadra kampione e Europës në fuqi mundi 2 – 1 Chelsea.
Golat për madrilenët u shënuan nga Lucas Vazquez e Brahim Diaz, ndërsa për londinezët realizoi Madueke. Armando Broja nuk ishte as në stolin e Chelsea për këtë takim.
Real Madrid tani do të përgatitet për Superkupën e Europës ndaj Atalanta më 14 Gusht në Varshavë.
Milan mundi pas penalltive Barcelona. Ekipi italian shënoi dy herë me Joviç e Pulisiç. Por më pas ishte Leëandoëski, i cili rivendosi barazimin.
Te penalltitë lojtarët e Milan ishin më të saktë. Vendimtar ishte 11-metërshi i realizuar nga Zeroli, mesfushori 19-vjeçar i cili është pjesë e Primavera dhe që sezonin e kaluar është grumbulluar me skuadrën e parë.
Tv Klan