Aeku zhgënjen në Armeni me protagonist negativ Thomas Strakosha. Portieri kuqezi ishte ndër më të dobëtit në fushën e lojës, në humbjen 3-1 kundër Noah ku aktivizohet shqiptari Erald Çinari.

Ndikuar edhe nga era e fortë që kishte pushtuar stadiumin, por edhe dalja jo e mirë e gardianit shqiptar bëri që AEK të pësonte përmbysje të shifrave 2-1.

Ishte portieri rival ai që lëshoi një goditje nga rreth 80 metra për të kapur në befasi Strakoshën dhe tundur rrjetën. Ekzekutim që shokoi 29-vjeçarin, i cili edhe tek goli i tretë nuk ishte në nivelin e duhur.

Në vazhdën e një aksioni të ngjashëm me atë të minutës së 67-të, portieri titullar i kombëtares në Euro2024 fillimisht ndaloi goditjen e Gregorio, që në tentativën e dytë gjeti golin e tretë.

Fitore që favorizon Noah për të kaluar në raundin tjetër kualifikues të Ligës së Konferencës. Strakosha neutralizoi 4 nga 7 goditjet drejt portës së tij, për të marrë notën 6.4 në ndeshjen e tretë si titullarë me fanellën e Aekut.

Shqiptari kaloi në radhët e skuadrës nga Athina me parametra zero në merkaton e kësaj vere pas eksperiencës te Brentfordit.

Klan News