Kampionët e Francës kanë marrë konfirmimin e mbrojtësit, Interi e refuzoi oferten e parë

PSG është një hap më pranë mbrojtësit zikaltër Milan Skriniar. Klubi francez ka arritur akordin me sllovakun, ndërkohë që po diskuton me Interin për të finalizuar transferimin.

Sipas “tuttomercatoëeb”, parisienët i kanë ofruar milanezëve 55 milionë euro, shto këtu edhe 10 milionë të tjera bonus.  Por Interi e ka refuzuar, ndërsa është gati ta lërë të lirë 27-vjeçarin nëse paguhet 70 milionë euro.

Në fillim të javës së ardhshme pritet një tjetër takim mes të dyja klubeve, ku PSG do të paraqesë ofertën e re. Skriniarit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Kontrata e 27-vjeçarit në klubin zikaltër përfundon në vitin 2023, por sllovaku kishte rënë dakord me italianët për rinovimin.

Por duket se oferta e PSG-së ka qenë e parezistueshme për Skriniarin, e kjo ka ndikuar ehe tek Interi, që nuk do të bëjë shumë rezistencë për ta shitur mbrojtësin.

Klan News