Ofertë sa rroga e Neymar

Me Real Madrid që e kërkon me ngulm Kylian Mbappe, PSG bën gati një ofertë të re për yllin francez. Klubi parisien pati jo pak probleme me Neymar, i cili shpesh shfaqi pakënaqësi dhe kërkoi largimin. Për të shmangur përsëritjen e një situate të tillë, drejtuesit e klubit francez po mendojnë që të rinovojnë me sulmuesin 20-vjeçar.

Kontrata e Mbappe përfundon pas 2 sezonesh, kështu që PSG është gati që t’i ofrojë lojtarit një pagë mjaft të lartë.

Real Madridi është përgatitur të paguajë 300 mln euro, por që mund të arrijë edhe në 400 milionë Euro, vetëm që transferimi të kryhet, shkruan Le Parisien.

Por drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje. Për t’i treguar Mbappe që është i rëndësishëm, i ofrojnë zgjatje kontrate me një rrogë 40 mln euro në sezon, po aq sa edhe Neymar. Por ka një problem. Fair Play financiar nuk e lejon klubin t’i mbajë të dy.

Në këtë mënyrë, PSG mund të jetë duke menduar të shesë kartonin e Neymar. Pritet të rikthehet edhe një herë telenovela e brazilianit me Real dhe Barça në garë për ta blerë.

Tv Klan