1Hackerat kanë sulmuar telefonat celularë të disa aktoreve e modeleve, ndër to edhe Jennifer Lawrence, Kristen Dunst, Kate Upton etj, duke i vjedhur shumë fotografi private, një pjesë e mirë prej të cilave nudo.

Shpërndarja në mënyrë të menjëherëshme në internet bëri të rrjetet sociale të “çmendeshin”.

Disa prej yjeve të Hollywood-it kanë mohuar të jenë fotot e tyre, ndërsa artiste si Jennifer Lawrence kanë pranuar se bëhet fjalë për to.

Në fakt, me anë të një deklarate për mediat, agjenti i aktorea 24 – vjeçare, denoncoi shkeljen e privacies ndërsa tha se kushdo që do të shpërndate këto imazhe do të denoncohej dhe ndiqej penalisht.

E në fakt rrjetet sociale janë detyruar t’i heqin këto imazhe ndërsa llogaritë në Twitter që po i shpërndanin janë pezulluar.

E. Kalaja