Policia Rrugore ka njoftuar drejtuesit e mjeteve që kërkojnë të hyjnë në Tiranë se për shkak të punimeve në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë ka trafik nga Astiri në drejtim të Pallatit me Shigjeta.

“Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë”, thuhet në një njoftim.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve dhe u kërkon që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative./tvklan.al