Qing Fang: Jemi kompani me përgjegjësisë sociale

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania këtë të mërkurë kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë.

Pjesë e donatorëve të gjakut ka qënë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, z.Qing Fang, së bashku me Nëndrejtorin për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, z.Luntao Chen.

“Ne jemi kompani me sensibilitet të lartë përsa i përket përgjegjësisë sociale. Ne e kemi mbështetur këtë iniciativë të Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasami.U jam shumë mirënjohës punonjësve tanë që kanë dhuruar gjak sot. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në nisma që ndihmojnë dhe mbështesin komunitetin”.

Përgjegjësi i bankës së gjakut në Lushnje, doktor Endrit Susaj, falenderoi të gjithë punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania që iu bashkuan kësaj nisme teksa bëri thirrje që sa më shumë qytetarë të kontribuojnë vullnetarisht për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

“Punonjësit e Bankers Petrolium i janë përgjigjur shumë pozitivisht thirrjes sonë për të dhuruar gjak për fëmijët me talasemi. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të dhurojnë për këta fëmijë që të bëjnë një jetë normale. Është një periudhë e vështirë vera, se mungesat për gjak janë më të mëdha”.

Mjekët thonë se në Shqipëri nevojiten mbi 80 njësi gjaku dhe numërohen mbi 600 pacientë me talasemi, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion çdo tre javë.

Tv Klan