E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë

Kjo fundjavë e fundit e Shtatorit me mot me diell e temperaturë të larta ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt Shëngjinit. Më së shumti bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në këtë bregdet ku pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë të Kosovës.

Natyra e bukur, moti i ngrohtë me diell bëri që shumë vizitorë kryesisht nga Kosova të zgjedhin edhe këtë fundjavë bregdetin e Shëngjinit.

Ata e shijojnë maksimalisht këtë zonë bregdetare që i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.

Zonat bregdetare, ato historike, çmimet konkuruese, kulinaria dhe gastronomia kanë bërë që Lezha të njohë një bum të madh turistësh gjatë gjithë vitit.

Tv Klan