“Kjo fundjavë e fundit e Shtatorit me mot me diell e temperatura të larta ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt Shëngjinit, më së shumti bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur ta kalojnë ditën në këtë bregdet ku shumica e tyre janë shqiptarë të Kosovës.”

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kunë është e populluar me pushues. Shumë prej tyre kanë shijuar diellin e ngrohtë, qetësinë dhe natyrën e bukur që të fal Shëngjini.

“Shpesh kemi ardhur këtu, çdo verë.”

“Mirë është, në rregull është. Kemi këtu hotelin.”

“Është më qetë, uji më i pastër. Jemi që dy javë këtu.”

“Unë kam ardhur nga Tirana. Na pëlqen Shëngjini për dy arsye, së pari ne kemi një banesë këtu dhe kalojmë jo më pak se gjashtë muaj në banesën tonë në Shëngjin, nga muaji Prill deri në Qershor dhe më pas nga muaji Shtator deri në fund të Nëntorit.”

Zonat bregdetare, ato historike, çmimet konkuruese, kulinaria dhe gastronomia kanë bërë që Lezha të njohë një bum të madh turistësh përgjatë gjithë vitit.

Vera duket se nuk ka mbaruar në bregdetin e Vlorës. Veç vendasve që preferojnë ta shijojnë detin në Shtator, mjaft turistë kanë mbushur qytetin.

Operatorët turistikë në Vlorë shprehen se shumica e strukturave akomoduse janë prenotuar nga të huajt edhe për muajin Tetor.

Klan News