Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. 35-vjeçari Gjovalin Guri ndodhej pranë shtëpisë së tij në fshatin Grudë e Re, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me armë zjarri.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/tvklan.al