Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar si autor të dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një ushtaraku më 29 Maj 2017.

I arrestuari është Pashk Gjoni nga Vau i Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij Gjykat e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg në mungesë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjashtë muaj më parë, ai qëlloi me armë 23-vjeçarin me iniciale E.Z., i cili është ushtarak në repartin e Vaut të Dejës. Ky i fundit mbeti i plagosur.

/tvklan.al