Qeveria e nxënësve në shkollat e mesme (30 tetor 1998)

Posta

Qeveria e nxënësve në shkollat e mesme (30 tetor 1998)

14:20 30/10/1998

Përveç qeverisë që drejton vendin do të kemi dhe qeveri që drejton shkollat.  Çdo klasë e shkollës ” Petro Nini Luarasi” ka zgjedhur senatorët e saj. Ky senat do të përfaqësojë dhe do të zgjedhë problemet që hasen nga vetë nxënësit e kësaj shkolle. Senatorët e zgjedhur nën këngën e himnit të flamurit kanë bërë betimin përpara mësuesve dhe nxënëve të klasës së tyre. Krijimi i qeverisë së nxënësve si një strukturë e pavarur, do të çojë në rritje të iniciativës dhe veprimeve të nxënësve, nxitjen e veprimit të lirë, aftësimin e nxënësve për të marrë përsipër përgjegjësi si dhe njëkohësisht të jenë partnerë në proceset e ndryshme demokratike në shkollë dhe në komunitet.

Pamje qeveria e nxënësve, intervista nxënësish./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT