Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër. Kreu i qeverisë ka vizituar qytetin në kuadër turit që ka nisur me qytetarët.

Në një video në rrjetet sociale, Rama thotë se qyteti vijon edhe gëlon nga turistët pavarësisht se jemi në Tetor.

“Ja dhe hoteli ku fjeta mbrëmë, një tjetër derë e hapur në zinxhirin e shtëpive dhe strukturave tradicionale të kthyera në pjesë e rrjetit të mikpritjes. Në një qytet që vazhdon dhe sot në Tetor siç e pashë mbrëmë, gëlon nga vizitorë dhe nga turistë”, tha Rama./tvklan.al