Ditën e sotme Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një letër Kryeministrit Edi Rama, ku ndër të tjera i kërkonte që Shqipëria ta zhvendoste ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Po sot, Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë konferencës së shtypit në Tiranë me Kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, nëse do të ndërmarrë një hap të tillë.

Në përgjigje, Rama ka theksuar se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian për këtë temë.

“Shqipëria është i vetim vend ku hebrenjtë kanë gjetur strehë dhe asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket edhe çështjes së teknologjisë 5G dhe ndikimeve nga Kina, një pikë kjo e prekur edhe në letrën që Trump i dërgoi shefit të qeverisë shqiptare, Rama u shpreh se për këtë temë ndan të njëjtin mendim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Mbi 5G është bindje nga ana ime, nuk është imponim nga ana e tij”, theksoi Kryeministri Rama. /tvklan.al