Kryeministri, Edi Rama mbledh ditën e nesërme drejtuesit e qarqeve.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se mbledhja pritet të zhvillohet ditën e nesërme rreth orës 09:00 në selinë e Partisë Socialiste.

Takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve vjen pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare një ditë më parë, ku kryesocialisti shpalosi objektivat për anëtarësime të reja si dhe për një PS më të hapur./tvklan.al