“Në 14 Maj na votuan për të ecur përpara”

Votëbesimin që banorët e qarkut të Gjirokastrës i dhanë kryebashkiakëve dhe këshilltarëve e rinj në 14 maj, Edi Rama i ftoi la lexojnë si pritshmëri që kanë tek Partia Socialiste dhe aspak si votë kënaqësie.

“S’kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur nga ne. Duhet ta kuptojmë që siç thotë dhe Tërmeti të mos të fluturojmë me barishte nga mbrapa.”

Nga të vetët kërkoi që këtë mbështetje ta shohin si një borxh që duhet shlyer me shërbime dinjitoze.

“Nëse ne nuk e shpërblejmë këtë besim mund të kthehet në goditje që askush nuk mund ta imagjinojë”.

I sigurt është se pa logon e socialistëve, në 14 Maj nuk do kishte korrur fitoren e thellë.

“Nëse unë dal mënjanë dhe ju kërkoj votat pa atë trëndafilin në dorë, unë s’jam më ky që jam”.

Opozitës që e akuzon se 14 Maji ishte maskaradë elektorale, i kujton një prej bastioneve që humbi në zgjedhdje.

“Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të vizitosh kopshtet, çerdhet qendrat shëndetësore për të kuptuar se pse këtë herë, banorët e Kamzës votuan 60% për kandidatin e PS.”

Pa thumbuar, nuk la edhe kryebashkiakun e Dropullit.

“E dëgjove se çfarë tha “se fituam këtu me PS, fituam dhe atje”. Kush thotë se minoriteti nuk trajtohet mirë, nuk di gjë. Jo vetëm që trajtohet mirë, por minoriteti pi nga 2 nëna.”

Gjatë turit të falenderimeve në Gjirokastër, teksa inspektoi punimet e fazës së dytë të projektit për parkimin nëntokësor në sheshin e Çerçizit, Rama shkëmbeu edhe batuta me disa turistë.

Turisti: Ju jeni zoti Rama?

Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik.

Ndërsa në Lazarat, kyeministri vizitoi qendrën e re të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Tv Klan