Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian krah dhjetra liderëve nga më shumë se 45 shtete.

Rama së bashku me homologen Meloni ka udhëhequr panelin për temën e migracionit pas suksesit në marrëveshjen mes tyre në përballimin e këtij fenomeni.

Marrëveshja mes Romës dhe Tiranës është tashmë model i suksesshëm për përpunimin e kërkesave për azil në vende të treta jashtë BE-së pas anullimit të asaj mes Britanisë sëMadhe dhe Ruandës.

Vetë kryeministri i ri britanik Starmer ka thënë se qeveria e tij po punon për të gjetur zgjidhje konkrete që do të japin rezultate për të luftuar trafikantet e qenieve njerëzore dhe emigracionin ilegal duke ju qasur këtyre çështjeve me respektin e thellë për të drejtën ndërkombëtare”.

Ai tha se kjo është arsyeja pse skema e Ruandës u anulua dhe pse “ne nuk do të tërhiqemi kurrë” nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa ne flasim këtu tha Starmer një perandori kriminale është në punë për të dërguar njerëz të pafajshëm drejt vdekjes duke përfituar nga mjerimi dhe dëshpërimi njerëzor.

Ky është samiti i parë që organizon kryeministri britanik Starmer në Pallatin Blenheim në Oxfordshire vendlindja e Ëinston Churchill.

Britania e Madhe u largua nga BE në 2020 ndaj Starmer synon që të rivendosë marredheniet me BE-në. Krahas përballimit të emigracionit të paligjshëm në samitin e Londrës u diskutuat edhe për rritjen e tregtisë, investimeve si dhe për çështjet sigurisë e mbrojtjes kolektive sidomos në kushtet e agresionit rus ndaj Ukrainës. Presidenti Zelensky u tha udhëheqësve ne samitin e Londrës se ata kanë “ruajtur unitetin në Evropë dhe se Vladimir Putin “ka dështuar në objektivin e tij kryesor”.

Zelensky tha se ushtria e tij ka ndaluar përparimin e ushtrisë ruse në Kharkiv pasi aleatët hoqën  kufizimet në “përdorimin e armëve” përgjatë kufirit të Ukrainës.

Klan News