“Nuk ka vend për panik”.

Kështu shkruan në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama. Postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e shoqëron edhe me një video me disa këshilla të miratuara nga OBSH për të parandaluar koronavirusin.

“Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun”, shkruan ai.

Kryeministri thotë se deri në këto momente nuk ka asnjë rast të koronavirusit në vendin tonë.

“Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku”, thotë ai./tvklan.al