Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në senacën plenare është shprehur se Porti i Durrësit do të jetë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Rama ka thënë se i është betuar durrasakëve se qeveria “do të hapë 4 porta nga qielli dhe nga deti për ta kthyer Shqipërinë në një vend kamion të Ballkanit në turizëm”.

Edi Rama: Koha e futjes dhe imponimit të ndarjes së shamisë së Napolonit pasi katrandisën me kërcimtarë ka vdekur bashkë me atë pushtetin që kurrë ju nuk keni për të kthyer në këtë vend dhe le të vazhdojë të përbetohen “Napoleoni i gjirizave” të këtij vendi. Unë u jam zotuar durraskëve se ne do të hapim 4 porta nga qielli dhe nga deti për ta kthyer Shqipërinë në një vend kamion të Ballkanit në turizëm dhe porta kryesore natyrale nga deti për ta ngjitur është Durrësi. Nuk mund të vazhdojë të tregtohet krom në natyrë. Pikërisht aty duhet dhe pikërisht aty do të transplantohet një zemër e re për turizmin që do të përdoren vetëm gjysma e metrave katrorë, ndërkohë që gjysma tjetër do të jetë hapësirë e transformuar përfshirë dhe 700 mijë metra plazh që sot nuk ekziston fare. Çdo punë që ne nisim, këta e pagëzojnë si një aferë të madhe. Do ndërtohet për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti e krejt Ballkanit Perëndimor. I vetmi ndryshim sot është se tërë mëmëdhetarët që vijnë vërdallë si gomarica, janë përndezur se tani e shikojnë se e kemi me gjithë mend. Tani e shikojnë se do të bëhen./tvklan.al