Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar pas Kongresit të PS të mbajtur ditën e sotme.

Në postimin e tij Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti. Ndërkohë sipas tij Rama të vërtetën e quan helm, korrupsionin e quan reformë dhe hajdutin e quan të suksesshëm.

Ndër të tjera Bardhi tha se kryeministri kriminelin e quan deputet, vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore dhe vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri. Ai theksoi se Ramë është gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Sipas Bardhit 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.

“Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti: të vërtetën e quan helm; korrupsionin e quan reformë; hajdutin e quan të suksesshëm; kriminelin e quan deputet; vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore; vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri. Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm”, shkruan Bardhi në postimine  tij në “Facebook”.

/tvklan.al