Në një prej forumeve të forumit “GLOBSEC 2024” që ka mbledhur liderët e Bashkimit Europian në Pragë të Çekisë, Kryeministri Edi Rama tha se u desh lufta në Ukrainë që BE të kuptonte rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.

Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte që ta mbante shumë më pranë Ballkanin Perëndimor dhe sa i rëndësishëm ishte ky rajon. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vlaimiri për ta bërë të qartë këtë gjë në mënyrën më të vështirë dhe më kriminale. Lufta në Ukrainë tronditi tërësisht statuskuo-në, më e pakta, dhe BE nisi të ndërgjegjësohej gjithnjë e më shumë sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për rëndësinë e Europës”.

Ndaj për të shmangur sa më shumë ndikimin rus në rajon, Rama tha se me rëndësi është integrimin në BE dhe NATO.

Është e rëndësishme që sa më shumë ta lidhim integrimin ne BE dhe anëtarësimin në NATO dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme në sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor do të ishte shumë më mirë. Unë kam qenë nga të parët që kam promovuar anëtarësimin e Malit të Zi në Nato edhe pse shumë thoshin jo sepse ka ndikim rus, por rezultoi dobipruresë”.

I pyetur për ndikimin rus në Shqipëri, Rama tha se rastet kanë qenë sporadike për shkak të historisë mes dy vendeve, por theksoi se vëmendja duhet shtrirë tek vendet e tjera në rajon.

“Sa i përket përzjerjes së Rusisë në politikën tonë, kemi pasur disa gjera, por jo ndonjë gjë të madhe. Atje ku Rusia është shumë e pranishme dhe shumë influente dhe mund të jetë vërtet një problem është në vende të tjera të Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti ndaj na duhet që ta mbajmë Serbinë në anën tonë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Gjatë qëndrimit në Pragë, Rama ka takuar Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Në një koment në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se u fol për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane.

Tv Klan