Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarët dhe qytetarët këtë të diel se Serbia nuk ka rrugë tjetër përveçse të vijë në samit. Ai u shpreh se në të kundërt do të ishte një katastrofë për Serbinë.

“Nuk emocionohem nga deklaratat që bëjnë politikanët brenda dhe jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit. Jua them këtë me bindje. Sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë natyrisht”, u shpreh Rama./tvklan.al