Gjashtë autobusë që pritej të arrinin në dy fshatra të provincës Idlib, janë djegur nga rebelët siriane. Sipas mediave ndërkombëtare të cilat bënë të ditur lajmin, autobusët do të kryenin evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve nga zona që kontrollohet nga forcat qeveritare siriane. Autokolona po udhëtonte ndërkohë që u sulmua nga rebelet.

Forcat qeveritare ndërkohë u kanë kërkuar banorëve të largohen nga fshtarat Shiite në mënyrë që të procedojnë me evakuimin e pjesës lindore të Aleppos.

Sakaq, televizioni shtetëror sirian raportoi se marrëveshja e re që u nënshkrua në orët e para të së dielës, ka hyrë në fuqi me nisjen e evakuimit të civilëve dhe rebelëve nga zona lindore e Aleppos në drejtim të një zone që kontrollohet nga rebelet, mirëpo disa reportere në vendngjarje kanë konfirmuar për mediat që autokolona është kthyer pas.

Plani fillestar për të evakuar  zonat e fundit që kontrolloheshin nga rebelet,  u prish të premten duke lënë mijëra civile në rrugë në kushte ekstre moti ku temperaturat shënojnë disa gradë nën 0.

Në mbledhjen e këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Russia reagoi ashpër dhe tha se do të vendosë veton për të ndaluar draft rezolutën e Francës e cila kërkoi nga vendet anëtare që të dërgojnë vëzhgues në terren për të monitoruar procesin e evakuimit.  Megjithatë, drafti me propozimin francez do të votohet në mbledhjen e se dielës.

Tv Klan