Analistët komentojnë aktin e qeverisë Kurti

Ish-këshilltar i kryenegociatores për dialog Edita Tahiri, Gazmir Rraci, sqaron se reciprociteti i vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për letërnjoftim është pjesë e marrëveshjes mes dyja vendeve e arritur në vitin 2011.

“Kosova e ka ratifikuar marrëveshjen më normalizim në 2018-ën, si marrëveshje ndërkombëtare dhe të gjitha ato zotime Kosova është e obliguar që t’i zbatojë”.

Thotë se Serbia ka dështuar t’i zbatojë shumicën e marrëveshjeve. Në ditën kur emisari i BE-së për dialog Miroslav Lajçak përfundoi vizitën në Kosovë qeveria ka vendosur masa reciprociteti ndaj Serbisë.

“Vlerësimi ka qenë që Ballkani është më i qetë, por që duhet të punohet më shumë në procesin zgjidhjes së problemeve veçmas ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Qeveria një ditë më parë ka vendosur që shtetasit e Serbisë që hyjnë  në Kosovë do të pajisen me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. Gjithashtu  është marrë vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans, “të fundit”, për kthim në targa RKS, vendimi hyn në fuqi më 1 gusht.

Tv Klan