Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja hedh sytë nga e ardhmja e Kombëtares Shqiptare. Tekniku 75-vjeçar ka ndjekur nga afër seancën stërvitore te përfaqësueset rajonale të Shkodrës për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15.

Seleksionim që ka lënë të kënaqur trajnerin Reja, i cili është shprehur se angazhimi i Federatës së Futbollit për të ardhmen e Kombëtares është i madh, ndërsa ka shtuar se ai dha vetëm këshilla dhe orientime nga pikëpamja teknike.

“U ndjeva shumë mirë në Shkodër, duke parë pothuajse 100 lojtarë që stërviteshin me entuziazëm dhe dëshirë për fanellën që mbanin veshur. Gjithҫka ishte e organizuar shumë mirë në fushën e lojës dhe kjo sigurisht që meriton vlerësim”, tha ai.

Trajneri Reja sëbashku me stafin e tij do të ndjekin në ditët në vazhdim dhe seleksionimet që Sektori i Ekipeve Kombëtare do të zhvillojë për skuadrat kombëtare U-18, U-19 dhe U-20.

Klan News